Kampionati I basketbollit do të kthehet në fundjavë me ndeshjet përkatëse. Në Superligën e meshkujve, Vllaznia do të presë Tiranën në Shkodër, ndeshje e programuar për në datën 7 mars ora 18:30. Shkodranët ia dolën të mposhtin Ibar në Ballkan Ligë, teksa pritet një "Qazim Dervishi" I tejmbushur.
Edhe në kategorinë e femrave për Kategorinë e Parë është rezervuar sfida mes Vllaznisë dhe Tiranës po në datën 7 por në orën 14:00. Ndeshje do të zhvillohen edhe në kategorinë e parë për meshkuj, teksa Skënderbeu do të presë Flamurtarin.
Kalendari javor I ndeshjeve të basketbollit:

Poll