Ditën e djeshme u luajt java e gjashtë e kampionatit të volejbollit për meshkuj në Shqipëri. Bie në sy se fituesit triumfuan lehtësisht me rezultatin 3-0 me sete. Tirana dhe Partizani fituan me Studentin dhe Skënderbeun në palestrën “Farka Volley” dhe bëhen gati për derbin e ditës së premte në “Farie Hoti”.
Në dy ndeshjet e tjera, Erzenit dhe Teuta fituan përballë Elbasanit dhe Vllaznisë. Partizani mban kryesimin me 18 pikë ndjekur nga Tirana me 15 dhe Erzeni me 14 pikë. Skënderbeu vijon pas tyre me 10 pikë, 1 më shumë se Vllaznia e vendit të pestë. 4 pikë ka Studenti dhe 2 pikë Teuta. Elbasani nuk ka marrë akoma fitore këtë sezon teksa ka humbur të gjashta sfidat.
Tabela pas javes se gjashte: