Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Video/ "Inter Club Albania" ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët zikaltër në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ "Inter Club Albania" ka një njoftim të

Tifozët e zjarrtë të Interit në Shqipëri ka disa kohë që kanë krijuar grupin "Inter Club Albania". Kryetarët e këtij grupi nëpërmjet një video në facebook i bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të antarsohen në këtë grup ku bëjnë pjesë shumë tifozë zikaltër. Video tregon për përfitimet që do të kenë anëtarët e rinj si dhe ata të vjetër. "Inter Club Albania" ka disa kohë që bashkëpunon me klubin e Milanos duke pasur ekskluzivitetin e saj në Shqipëri. Në çdo vit tifozët shqiptarë udhëtojnë disa herë drejt Italisë për të parë skuadrën e tyre të zemrës, ku duhet theksuar që numri që udhëtojnë është rritur si shkak i rritjes së anatarsimeve të reja në këtë grup shqiptarësh. "Inter Club Albania" u bën thirrje të gjithëve tifozëve interistë pasi përfitimet që do të kenë, nuk do të jenë thjesht në vlerën e një kartoni, por do tu afrohen një sërë kushtesh.

"Kjo është një nga ato video që duhet parë nga cdo Interist anembanë, sepse është koha për t'ju bashkuar familjes së Interistave Shqiptarë! (Mos harroni të hapni volumin!)

Shënojeni datën: 12 Korrik, ora 18:00 deri në orën 20:00 tek Reja.al në Tiranë hapen zyrtarisht anëtarësimet për tu bërë një Interist zyrtar! Eja edhe ti, bashkoju klubit, trego dashurinë tënde ndaj ngjyrave zikaltër!", shkruhej në lajmërimin në facebook.

Klikoni linkun e mëposhtëm për të parë videon e plotë:

 

https://www.facebook.com/InterClubAlbania/videos/10153836785523865/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga