
Shkëndija e Tetovës po luan kundër Dacias, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Europa League. Kuqezinjtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0, ndërsa tashmë ndodhen në dhomat e zhveshjes.
Tifozët e Shkëndijës kanë dhuruar spektakël në shkallët e stadiumit, teksa në një moment hapën një banderolë në shkallët e stadiumit, ku shkruheshin të gjithë ekipet shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës.
"Shqiptarët po vijnë", shkruanin ata në krye të pankartës, ndërsa më poshtë përmendnin: Skënderbeu, Shkëndija, Trepça '89, Prishtina, Tirana, Partizani dhe Kukësi.
Poll