Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët e kuq kërkojnë një "dem" për sulmin

Shkruar nga NEWSPORT

Në faqen "partizani.net" është publikuar një kërkesë e tifozëve të kuq, të cilët duan patjetër zëvendësimin e Xhevahir Sukajt në majën e sulmit. Te Partizani u vu re mungesa e një lideri në sulm gjatë ndeshjes me Slovan Bratislavën. Për këtë arsye reagimi i tifozëve të Partizanit ka qenë i shpejtë, sidomos në rrjetet sociale, ku kërkojnë që të rikthejnë Edmond Kapllanin, i cili tashmë është pjesë e FSV Frankfurt.

20.09.2014, xsvx, Fussball 2.Bundesliga, FSV Frankfurt - VfL Bochum, v.l. Edmond Kapllani (FSV Frankfurt) gestikuliert, gibt Anweisungen gesticulate giving instructions 20 09 2014  Football 2 Bundesliga FSV Frankfurt VfL Bochum v l Edmond Kapllani FSV Frankfurt gesticulates gives Instructions gesticulate Giving instructions

"Situata në klubin e kuq sa vjen dhe përkeqësohet. Disa prej lojtarëve kryesorë kërkojnë largimin, disa të tjerë pezullohen, disa nuk janë në planet e trajnerit. Informacioni për tifozerinë e kuqe është zero, pasi asnjë në klub nuk flet. Për të "harruar" këto situata të pakëndshme kohët e fundit, drejtuesit e klubit mund t'i bëjnë një dhurate tifozëve. Edmond Kapllani prej ditës së djeshme është lojtar i lirë, pasi është larguar zyrtarisht nga skuadra e FSV Frankfurt. Durrsaku është në përfundim të karrierës dhe ku ka më bukur ta mbyllësh në skuadrën ku hodhe hapat e para si futbollist profesionist. 34 vjeçari njihet mjaft mirë për cilësitë që ka për të shënuar, por kjo duket dhe në statistika, pasi sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës 2. Duke ditur se në skuadër për momentin nuk ka asnjë sulmues goli, Kapllani do të ishte një super goditje. Edmond Kapllani është dem i kuq, rikthejeni në shtëpi!", përfundon deklarata e tifozëve të Partizanit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga