
Serie A, La Liga dhe Bundesliga po përjetojnë një sezon me rivalitet të madh sa i përket luftës për titull. Një gjë e tillë mungonte prej vitesh, pasi Juventus dhe Bayern e mbyllnin para kohe kampionatin duke vendosur ''diktatin''.
Në kampionatin italian kemi të bëjmë me një Inter që kryeson kampionatin duke lënë pas Juven. Të dyja skuadrat kanë nga 54 pikë por është golavarazhi që i ''buzëqesh'' zikaltërve. Vendimtare me shumë mundësi do jetë përballja direkte, por pse jo edhe gabimet me skuadrat e vogla. Në Gjermani, Bayern është në vendin e parë me 43 pikë.
Vetëm një më pak ka Leipzig, ndërkohë që aty është edhe Dortmund që fitoi sonte 4-0. Në Spanjë, Real Madridin e Barcelonën e ndajnë vetëm 3 pikë, me madrilenët që kanë grumbulluar 52 pikë. Katalanasit nuk dorëzohen lehtë (49 pikë) dhe do kërkojnë deri në fund të ngrejnë trofeun e La Ligës.