
Ndeshja e vetme e ditës së sotme në Kategorinë Superiore është ajo mes Egnatias dhe Teutës në Rrogozhinë në orën 15:00 për javën e 8-të. Vendasit kanë 3 ndeshje që nuk pësojnë dhe gëzojnë një formë të mirë ndërsa durrsakët agjerojnë prej javësh teksa akoma nuk kanë marrë 3 pikët e para.
Rrogozhinasit kanë vetëm një mungesë atë të Meglid Mihanas ndërsa pjesa tjetër është gati. Tetova e ka përgatitur skuadrën me një modul të ri. Egnatia do të luajë me 3 mbrojtës ndaj durrsakëve. Teuta nga ana tjetër vuan përsëri mungesën e Qaqit por rikuperon Lorenco Vilën.
Formacionet e Mundshme:
Egnatia (3-5-2): Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Hamzat, Fernando, Musta; Delarge, Camaj. Trajner: Edlir Tetova
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Marku, Jazxhi, Kouros, Kotobelli; Beqja, Karabeci; E. Vila, Boçi, L. Vila; Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi