Egnatia dhe Partizani do të masin forcat në superndeshjen e sotme që do të zhvillohet në orën 13:30 në Egnatia Arena. Një duel mes dy ekipeve që kryesojnë aktualisht renditjen e Superiores dhe hapin javën e 13-të të kampionatit.
Rrogozhinasit kanë ekipin e plotë me Dwamenan i cili shqetësonte në ditët e fundit, por do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për të udhëhequr ekipin e tij. Të kuqtë nga ana tjetër vuajnë ende nga mungesat me lojtarë si Da Silva, Mba e Hadroj që vijojnë të dëmtuar.
Trajnerët Tetova e Abilaliaj kanë përzgjedhur formacionet titullare dhe vijnë me shumë pak ndryshime nga ndeshja e fundit, duke u besuar formacionit fitues.
Formacionet Zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Duamena, Spahiu, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Murataj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj; Mehmeti, Rrapaj, Maguette; Taipi; Cara, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj