Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ter-Stegen në super formë, portieri i Barcelonës drejt Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Ter-Stegen në super formë, portieri i Barcelonës drejt Milanit

Neto do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Portieri brazilian nuk ka gjetur shumë hapësira te skuadra spanjolle duke parë edhe super formën e Ter-Stegen.

Ish-gardiani i Juventusit dhe Valencias u transferua te Barca si pasuesi i Ter-Stegen, por që këtë sezon ka luajtur vetëm në disa ndeshje Kupe. Neto kërkon të nis një aventurë të re ku të jetë protagonist e për këtë arsye i ka bërë me dije klubit që do të largohet.

Ofertat për lojtarin nuk mungojnë, ndërsa Milani është pranë firmës pasi e shikojnë si zëvendësuesin ideal të Donnarummas. Në të kaluarën Neto ka luajtur për Juventusin dhe Fiorentinen, ndërsa përshtatja nuk do të jetë aspak problem.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga