Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Tenistja bjelloruse mund rusen Elena Rybakina dhe fiton Australian Open

Shkruar nga NEWSPORT
Tenistja bjelloruse mund rusen Elena Rybakina dhe fiton Australian Open

Aryna Sabalenka, një sportiste e lindur në Bjellorusi, mund të mos ketë një flamur por ka një titull të parë Grand Slam pasi fitoi një finale të shkëlqyer për femra, duke mundur Elena Rybakina 4-6 6-3 6-4 në dy orë e 28 minuta.

Ishte hera e shtatë radhazi në ndeshjet e Grand Slam që ajo rikthehet për të fituar pas humbjes së setit të parë. Aryna Sabalenka është bërë lojtarja e parë që garoi nën një flamur neutral për të siguruar një Grand Slam.

Mes konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, organizatori i turneut Tennis Australia kërkoi që lojtarët rusë dhe bjellorusë të garonin si neutralë.

Aryna Sabalenka tani do të ngjitet në vendin e dytë në botë, duke barazuar nivelin më të lartë të karrierës së saj. Ndërkohë, sportisja ruse Elena Rybakina do të ketë ngushëllimin e hyrjes në top 10 për herë të parë, pasi arriti në finalen e saj të dytë Grand Slam në shtatë muaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga