
Numri një i botës, Carlos Alcaraz nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”. Tenisti spanjoll ka humbur kështu turneun kryesorë të këtij viti. Kjo vjen për shkak të një dëmtimi që pa pësuar në gju 19-vjeçari.
“Isha në më të mirën time, por një dëmtim në përgatitjet parasezonale shkatërroi planet. Ishte një lëvizje jonatyrale. Tani vuaj edhe një problem në gjurin e djathtë. Punova shumë për të qenë në Australian Open, por më duhet të mendoj rikuperimin dhe të shoh përpara”, u shpreh Alcaraz
Fatkeqësisht me humbjen e shansit për të marrë pjesë në Australian Open, Alcaraz humbet edhe shansin për të fituar dy tituj Grand Slam radhazi pasi së fundmi triumfoi në US Open
Poll