
Ka nisur në Amerikë kampionati i Indian Eells. Ky event, me 68 tenistë, pritet të dhurojë emocione të shumta. "Sefte" e kanë bërë disa sportistë, teksa Stanislav Ëarinka ka fituar me rezultatin 2-1 kundër britanikut Evans.
Spanjolli Felisiano Lopez triumfoi 2-0 përballë tenistit çek Berdych. Favoritë në këtë kompeticion janë disa, por duhen veçuar Djokoviç, Nadal dhe Federer që janë gati të japin më të mirën e tyre.
Për sa i përket femrave, nuk kishte surpriza. Në raundin e parë Muguruza, Ostapenko dhe Puig fituan 2-0. Favorite është Serena Williams, por nuk përjashtohen as Halep e Muguruza që janë gati për të dhënë maksimumin e tyre. /Newsport.al/
Poll