Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

TENIS/ “Miami Open”, avancojnë të mëdhenjtë

Shkruar nga NEWSPORT
TENIS/ “Miami Open”, avancojnë të mëdhenjtë

Në Miami fiton Roger Federer. Nuk i mjaftoi Juan Martin del Potros dëshira e zakonshme për të luftuar për cdo pikë. Nuk mjaftuan as tifozët argjentinas që i dhanë zemër në Tennis Center të Crandon park. Federer e mposhti 28 vjecarin argjentinas për të 16 herë në 21 përballjet mes tyre. përfundoi 6-3, 6-4, në dicka më pak se një orë e gjysëm. Federer ishte kirurgjik në momentet vendimtare me një break në gamein e 8 të setit të parë dhe në të pestin e të dytit. Del Potro provoi ti kundërvihej por me një Federer të pagabueshëm në shërbim, ishte e pamundur. Roger në 1/8 do të përballet me spanjollin Roberto Bautista Agut, numri 18 në klasifikimin Atp, që eleminoi në setin e tretë Sam Querrey. Deri më tani në 5 përballjet mes tyre, ka trifumfuar tenisti nga Bazeli.

 

Ceku Tomas Berdych, numri 14 në klasifikimin botëror mposhti në raundin e tretë luksemburgasin Gilles Muller me rezultatin 6-3, 6-4 në një orë e 20 minuta. Fitore e shpejtë për Stan Ëaërinkën që përballjen me tunizianin Malek Jaziri i cili u mund me rezultatin 6-3, 6-4. Në 1/8 zvicerani do të sfidojë gjermanin Alexandër Zverec që në tre sete mposhti amerkinanin John Isner të cilit nuk i shërbyen plot 28 ace në një ndeshje të luftuar që në fund dha rezultatin, 6-7 (5), 7-6 (7), 7-6 (5).

 

Në tenisin e femrave pati një tërheqje të bujshme me Garbine Mugurzan që u detyra të braktisë ndeshjen pasi kishte humbur setin e parë kundër Caroline Ëozniacki. Lagështia e madhe e ajrit dhe i nxehti rezultuan fatalë për spanjollen. Danezja kishte fituar me tie break 7-1 setin e parë ndërsa më pas kampionia spanjolle u detyra të tërhiqet. Në cerekfinale Ëopzniacki do të përballet me ceken Lucie Safarova që nxori jashtë në 1/8 sllovaken Dominika Cibulkova. Numri një në botë Angelique Kerber shkatërroi në saktësisht një orë japonezen 22 vjecare Rosa Ozaki dhe në 1/8 do të përballet me venus Ëilliams. Amerikania që e ka fituar 3 herë turneun e Miamit mposhti rusen Svetlana Kuznetsova, kampionen e vitit 2006 dhe finalisten e freskët të Indian Ëells me rezultatin 6-3, 7-6 . Simona Halep, numri 5 i klasifikimit Ëta, mposhti me përmbysje me rezultatin 4-6, 7-5, 6-2 australianen Samantha Stosur dhe do të ketë si kundërshtare të radhës britaniken Johana Konta e cila fitoi në dy sete ndaj spanjolles Lara Arruabarrena/ Supersport/

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga