Novak Djokovic nuk ka ndërmend të ndalet. Tenisti serb ka shkruar një tjetër faqe në historinë e tenisit, teksa triumfoi në ATP Finals që u mbajt në TYorino duke koleksionuar për herë të 6-të këtë turne në karrierën e tij.
Serbi ka mposhtur në finale 2-0 (7-5, 6-3) Casper Ruud dhe mbyll si i pamposhtur javën e tij torineze. Me 1500 pikët e fituara Nole ngjitet në vendin e 5-të në renditjen dhe fiton 4.7 milionë dollarë nga ky turne. Djokovic fiton në Torino pas 7 vitesh dhe arrin Federer me 6 tituj të fituar në këtë turne.
@DjokerNole | #NittoATPFinals pic.twitter.com/BcZwccEEF5
— ATP Tour (@atptour) November 20, 2022