
Granit Xhaka vijon të shkëlqejë në Premier League ashtu sikurse Arsenali i tij. Mesfushori shqiptar i "Topçinjve" është i kënaqur me fitoren e fundit ndaj Southampton me rezultatin 3-1. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: "3 gola dhe tri pikë. Tani ta vazhdojmë këtu ecuri në ligë".
Arsenal gjendet në vendin e pestë, 5 pikë larg vendit të katërt në tabelën e klasifikimit. Lojtari shqiptar ka fituar rolin e liderit në mesfushë duke qenë titullar i padiskutueshëm në ndeshjet e fundit të kampionatit anglez.
Poll