
Përhapja e virusit bëri që futbolli në botë të ‘’fikej’’ për të paktën dy muaj. Të paktë ishin ata që fituan nga kjo ndalesë, përveç futbollistëve të dëmtuar. Nico Zaniolo u dëmtua dhe praktikisht humbi sezonin, por nuk ndodhi kështu. Lojtari i Romës po vijon rekuperimin dhe shumë shpejt mund t’a shohim në fushë. Serie A rikthehet në fushë me 20 qershor, gjithsesi vetëm në ndeshjet e fundit talenti i Romës mund të jetë gati 100%.
Nga emrat e tjerë që kanë përfituar nga situata mund të përmendim Luis Suarez. Sulmuesi I Barcelonës la vetëm Messin me shok në mesin e sezonit, çka detyroi klubin blaugrana të ndërhynte në merkato.
Poll