Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Te Juventusi dorëzohen për titullin kampion, mbrojtësi e thotë hapur: Kemi lënë shumë pikë, tani objektivi është të arrijmë në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Te Juventusi dorëzohen për titullin kampion, mbrojtësi e

Juventusi fitoi ditën e sotme 2-1 ndaj Napolit, një rivali direkt për zonën Champions. Diferenca me Interin kryesues është 12 pikë dhe në kampin bardhezi kanë ndryshuar objektiv. Mbrojtësi Danilo pas ndeshjes u shpreh se Juventusi ka lënë shumë pikë më ekipet e vogla, ndërsa tani objektivi është të arrijnë një vend në Champions League duke parë që Interi është shumë pikë përpara.

"Ne e dinim rëndësinë e kësaj ndeshje. Ndonjëherë vuajmë, por nëse vuajmë së bashku dhe jemi të bindur në atë që bëjmë, ndodh ajo që ndodhi sot, të fitojmë. Ne luajmë një futboll të mirë dhe duhet të vazhdojmë përgjatë kësaj linje. Skuadrat e mëdha janë ato që kanë qëndrueshmëri. Këtë sezon ne po përpiqemi të bëjmë shumë rezultate pozitive radhazi.

A keni ndonjë keqardhje për ato pikë të humbura me të voglat?

"Po, patjetër. Ne jemi të parët që jemi të trishtuar për këtë. Ne e dimë që nëse do të kishim bërë më mirë në ato ndeshje do të ishim atje duke luftuar për titulin. Por tani duhet të luftojmë për një vend në Champions League, ne duhet të luftojnë javë pas jave".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga