
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport. Vlonjati që mban shiritin e kapitenit te Pescara në Serinë B italiane, është i vetëizoluar si shkak i Covid-19.
Mesfushori kuqezi rrëfen se askush nuk e priste një gjë të tillë, me lojtarët dhe të gjithë njerëzit që duhet të bëjnë një sakrificë. Vlonjati rrëfen se kampionati duhet të vijojë dhe se ai është i gatshëm të luaj edhe në verë.
"Mendjen e kemi në fushë, por si fillim duhet që gjithçka t’i rikthehet normalitetit. Qëllimi ynë është që kampionati të vazhdojë. Jemi të gatshëm që të luajmë edhe në verë. Vendimi për shtyrjen e Europianit ishte i drejtë, që të mos ndëshkohen kampionatet.
Bennevento e meriton të kalojë në Serie A këtë sezon. Ne duhet të respektojmë rregullat. Nëse na thonë të qëndrojmë në shtëpi, atëherë atë duhet të bëjmë. Në këtë fazë që jemi, e rëndësishme është që çdo njeriu t’i bëhen sa më pak dëme.
Është një sakrificë që duhet të bëjmë. Kush e kishte menduar ndonjëherë që do ndodheshim në këtë situatë?", u shpreh Memushaj për median italiane.