Teuta do të luajë këtë javë sfidën e javës së 14-të ndaj Skënderbeut në "Niko Dovana". Që pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin më datë 26 nëntor, skuadra nuk është stërvitur pasi askush nuk ka menduar për futboll. Frika dhe paniku I kaluar nga tërmeti ka lënë në planë të dytë futbollin dhe të gjitha ndeshjet u anulluan.
Tashmë situata është qetësuar dhe çdo gjë po shkon drejt normailitet e Teuta ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet. Ditën e sotme skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa klubi njofton në faqen zyrtare se të gjitha fitimet nga kjo ndeshje do të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti.
Postimi I Teutës:
Klubi i Futbollit "Teuta" ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju
Në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
