
Lazio është një nga shumë skuadrat që duan të sigurojnë shërbimet e Maradh Kumbullës. Në një intervistë për Sky, drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare pranon se tratativat egzistojnë. Gjithsesi, asgjë nuk është e lehtë, duke pasur parasysh që Verona kërkon të përfitojë sa më shumë të holla nga transferimi.
''Kumbulla? U takuam me Veronën sepse jemi të interesuar. Kumbulla mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme, por gjithçka mbetet për t'u parë. '' - shprehet Igli Tare. Mbrojtësi i Serie A po bën një sezon fantastik, duke u kthyer në ''shtyllen'' e ekipit nga Verona.
Poll