
Në këto momente po luhet takimi mes Leeds dhe Fulham (0-0), e vlefshme për Premier League. Me skuadrën vendase aktivizohet edhe shqiptari Ezgjan Alioski. Trajneri i Leeds, Bielsa ka vendosur që 28 vjeçari ta nisë nga stoli këtë sfidë. Me shumë mundësi ai do jetë në fushë në pjesën e dytë, ku do kërkojë të lërë gjurmë.
Alioski luan për Maqedoninë, përfaqësuese në të cilën ka dhënë mjaft paraqitje pozitive. Leeds synon të qëndrojë në elitën e futbollit anglez, objektiv ky i klubit që sapo është ngjitur në Premeir League.
Poll