
Interesimi i Barcelonës për Arda Guler, perlën aktuale të Turqisë, bazohet edhe në udhëtimin e Deco, drejtorit sportiv të Barçës i cili po përpiqet për të mbyllur marrëveshjen me talentin për vitin 2024.
Si Barcelona ashtu dhe Fenerbahce janë në favor që ai të vazhdojë edhe një sezon në Superligën turke në formë huazimi. Mund të ndodhë që Guler mos të jetë plotësisht dakord pasi pretendon që sezonin e ardhshëm të luajë në një nga klubet e mëdha Europiane.
Lojtari është takuar me Deco në Bodrum dhe i shpjegoi drejtorit sportiv të klubit spanjoll që është i pakënaqur me ofertën e Barcelonës për ta lënë atë edhe një vit në Turqi. 17-vjeçari kërkon transferim të menjëhershëm.
Poll