
Chelsea po mendon të bëjë një goditje të madhe në këtë merkato vere. Kampionët në fuqi të Champions League janë në kërkim të një sulmuesi e duke parë vështirësinë për të arritur të Haaland kanë kthyer sytë nga Robert Lewandowski.
Mediat gjermane bëjnë me dije se blutë e Londrës janë takuar me agjentin e sulmuesit polak për mundësinë e kalimit të tij në Premier League. Bayern Munchen nuk dëshiron largimin e lojtarit, por në rast se Leëandoëski do ta kërkojë një gjë të tillë edhe klubi është i "detyruar" ta pranojë.
Kontrata e polakut me Bayern skadon në fund të sezonit tjetër dhe Lewa mund të largohet me parametra 0 dhe kjo merkato është e fundit për klubin gjerman që të përfitojë të ardhura nga shitja e tij.