Elseid Hysaj është larguar përfundimisht nga Napoli. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën ekipit italian, ndërsa tanimë është dhe bashkëshortja e tij, Fiorenza Lekstakaj që përmes një postimi në Instagram, emocionon ndjekësit e vet. Ajo falënderon Napolin për 6 vitet e mrekullueshme teksa shkruan:
“Kam mësuar gjatë udhëtimit tim që ta lesh diçka të ikë, nuk do të thotë që e do më pak”. Kanë qenë 6 vite të mrekullueshme, në një qytet të mrekullueshëm, me njerëz të mrekullueshëm. Faleminderit Napoli që e bëre kaq të bukur këtë kapitull të jetës sonë”, shkruan ajo.