
Tashmë është bërë gjithçka zyrtare, Juventus ka bërë lëvizjen e parë në merkaton e dimrit. Nesër pritet zyrtarizimi me mesfushorin e Genoas, Tomas Rincon, cili do të zbresë në Torino për të kryer vizitat mjekësore.
Lajmin për këtë lëvizje të parë të "Zonjës së Vjetër" e ka bërë të ditur gazetari i "Sky Sport", Fabrizio Romano, që ka bërë një postim në "Twitter", ku shkruan: "Tomas Rincon do të jetë lojtari më i ri Juventusit. Ai vjen nesër në Torino për kryerjen e vizitave".
28 vjeçari i Genoas është pjesë e klubit Italian që prej verës së vitit 2014-të, dhe është transferuar nga Hamgurgu. Ende nuk dihet detaje rreth pagës apo kontratës që do të lidhë Juventus me mesfushorin, pritet që gjithçka të zyrtarizohet nesër pas mbërritjes së Rincon në Torino.
[gallery columns="1" size="full" ids="69168"]
[gallery columns="1" size="full" ids="69167"]