
Një surprizë ka ndodhur në këtë edicion të Austaralian Open. 19-vjeçarja çeke, Linda Noskova e cila është në vendin e 50-të në rënditjen botërore, ka eliminuar numrin 1 të botës, polaken, Iga Swaitek.
Kjo e fundit mori një disfatë të papritur në raundin e tretë të turneut. 19-vjeçarja ia doli të fitonte 1-2 me sete, 3-6, 6-4 dhe 6-4. Përsa i përket më të mirës, Swiatek e mbyll këtu ecurinë pozitive prej 18 fitoresh radhazi.
Në krahun tjetër, Noskova në raundin e radhës do të përballet me 18-vjeçaren ukrainase, Elina Svitolina.
Poll