Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Supersfida e Kategorisë së Parë pa fitues, Kamza dhe Besëlidhja "mbajnë frymën" në dy ndeshjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Supersfida e Kategorisë së Parë pa fitues, Kamza dhe

Kamza-Besëlidhja, e luajtur ditën e sotme në stadiumin "Kastrioti" të Krujës përfundoi në barazim 0-0.

Një rezultat që favorizon Kamzën e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli, e cila mbetet e shkëputur 10 pikë nga Besëlidhja e vendit të dytë.

Një përballje që u konsiderua si supersfida e Grupit A në Kategorinë e Parë, por që nuk dhuroi asnjë gol, edhe për faktin se të dyja skuadrat u treguan tejet të kujdesshme për shkak se një humbje do të komplikonte pozitat respektive në renditje.

Deri në përfundim të fazës së dytë, në Kategorinë e Parë kanë mbetur edhe dy ndeshje e më pas do të startojë faza e tretë, ku ekipet do të ndahen në dy nëngrupe brenda Grupeve A dhe B: 5 ekipet e para që garojnë për Superligën dhe 5 ekipet e dyta që do të luftojnë për mbijetesë.

Pas javës së 16-të, Kamza gjendet në vendin e parë në Grupin A me 10 pikë më shumë se Besëlidhja e vendit të dytë. Por, sipas rregullit të vendosur nga FSHF, sasia e pikëve të grumbulluara nga të gjitha skuadrat pas përfundimit të fazës së dytë, do të përgjysmohen.

Kjo përkthehet në favor të Besëlidhjes, e cila fazën e tretë do ta nisë jo me -10, por me -5 pikë nga Kamza.

 

Dy ndeshjet e mbetura deri në fund të fazës së dytë për Kamzën dhe Besëlidhjen:

*Kamza-Iliria

*Burreli-Kamza

*Besëlidhja-Burreli

*Shënkolli-Besëlidhja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga