
Ka rezultuar një mallkim transferimi i tij te Reali i Madridit. Luka Jovic nuk po gjen qetësi që prej firmës me klubin "Los Blancos", duke pësuar kështu dëmtimin e dytë që prej muajit korrik.
Jovic i kanë mjaftuar vetëm 3 minuta lojë me kombëtaren e Serbisë për të shtuar ankthin te trajneri i Realit, Zinedine Zidane. 21 vjeçari u aktivizua vetëm në minutën e 87-të në humbjen 4-2 ndaj Portugalisë, por e la fushën duke çaluar.
Ai pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Luksenburgut, teksa rrit shpresat te Reali i Madridit se Jovic do të jetë në fushë për ndeshjen e së shtunës përballë Levantes.
Poll