Sebino Plaku është 36-vjeç, megjithatë vijon të jetë pjesë e futbollit të luajtur. Sulmuesi i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në formë dhe kërkon të japë një mesazh domethënës. Ai është pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën sezonin e shkuar arriti të fitonte titullin kampion.
Në një foto të postuar në Facebook, Plaku është në një ndeshje kundër Tiranës. Diçitura që ka zgjedhur tregon edhe pjekurinë e tij në fushën e blertë teksa shkruan: “Një fitues është thjeshtë një ëndërrimtar që nuk ka hequr dorë. Nelson Mandela. Ëndrra vazhdon”. Kujtojmë që në këtë sezon futbollistik, Teuta ndodhet në vendin e gjashtë me vetëm 18 pikë të grumbulluara.

Poll