
Nëse ka një gjë që funksion te Psg, është sulmi. Golat e shënuar në kampionat janë jo pak por 75 të tillë. Kjo ka ardhur falë faktit se në gjirin e skuadrës ka emra si: Mbappe, Neymar, Icardi dhe Cavani. Nëse shikon formacionin, sulmi shpeshherë ka pësuar rotacion e nuk ka pasur titullar fiks. Një cilësi e mirë është fakti se shënojnë të gjithë, madje edhe mesfusha.
Kualifikimi në Champions ndaj Dortmund tregoi edhe një herë potencialin e parisienëve. Synimet për këtë pjesë të mbetur të vitit futbollistik janë të qarta: fitorja e çdo trofeu të mundshëm. Në verë do rishikon disa çështje, siç është blerja e Icardit apo shitja e Cavanit. Nuk përjashtohet mundësia e blerjes së ndonjë bomberi, që do forconte akoma më shumë ekipin. Gjithsesi, deri atëherë ka kohë.