
Viti që po lëmë pas do të mbahet mend edhe për suksesin e Partizanit në Kupat e Europës.
Pas 24 vitesh, të kuqtë morën pjesë në kualifikueset e Champions League. Skënderbeu u përjashtua me 1 vit nga aktivitetet europiane dhe Partizani e zëvendësoi si nënkampion i Superligës.
Ndeshja e parë për të kuqtë ishte ajo kundër hungarezëve të Ferencvarosh, turi i dytë eliminator i Champions League.
Të dyja sfidat dolën barazim dhe ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltive. Alban Hoxha priti 3 penallti dhe shënoi vetë ndaj kundërshtarit të tij, një 11-metërsh që i habiti të gjithë.
Një sukses personal për portierin e Partizanit që mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore.
Eliminimi i të kuqve erdhi në raundin e tretë eliminator të Champions League, pas dy humbjeve kundër Salzburgut.
https://www.youtube.com/watch?v=cR-m0IuuH2c