Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sukaj nga Antalia nuk premton gola, por fitoren në derbi: Nuk e llogarit Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Sukaj nga Antalia nuk premton gola, por fitoren në derbi: Nuk e llogarit

Xhevahir Sukaj është duke u stërvitur me Partizanin në Antalia. Sulmuesi shkodran është rikthyer te të kuqtë pas aventurës 6-mujore te Peraku.

Në një intervistë për Supersport, Sukaj shprehet se 15 herë kampionët e vendit i pret një e ardhme e ndritur.

“Në Shqipëri nuk jam paguar kurrë më rregullt se te Partizani. Nuk e them këtë që t’i ngre vlerat këtij klubi, por është e vërtetë. Unë kam respektuar Partizanin dhe klubi më ka respektuar mua, ndaj edhe zgjodha të kthehem këtu.

Partizani ka një projekt shumë të madh në Superligë. Nuk do të ketë rivalë në Shqipëri.

Konkurrenca në ekip?  Është shumë e rëndësishme  të ketë konkurrencë. Më mirë të ketë 4-5 sulmues dhe të luajë ai që e meriton. Partizani është i kompeltuar. Shpresoj që të mos ketë xhelozi dhe të arrijmë të fitojmë titullin.

Nuk dua të premtoj një numër fiks golash. Vij nga një dëmtim që besoj se e kam kaluar. E rëndësishme është të fitojmë dy derbit kundër Tiranës.

Shpresoj të shënoj në derbi dhe t’ua bëjmë “dhuratë” tifozëve.

Rivalët? Kukësin nuk e kam frikë, edhe pse presidenti Gjici i qëndron afër ekipit. Mendoj se titulli do diskutohet mes Partizanit dhe Skënderbeut”, u shpreh Sukaj në intervistën e tij për Supersport nga Antalia.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga