
Luis Suarez është një lojtar i lirë pas largimit nga Atletico Madrid në fundin e sezonit. Uruguajani 35 vjeçar është duke parë me qetësi mundësitë që sjell kjo merkato dhe ka vendosur t'i vetëofrohet gjermanëve të Dortmund, pas lajmit të fundit mbi situatën shëndetësore të Sebastian Haller.
Dortmund në situatën e vështirë të krijuar për një sulmues, tashmë duket se do marrë në konsideratë ofertën e bërë nga Suarez. Sulmuesi nga Uruguaji ka një karrierë të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Ajax, Liverpool, Barcelona dhe së fundmi Atletico Madrid. Suarez regjistron një total prej 436 golash të shënuar në të gjithë karrierën e tij.
Poll