
Ka përfunduar ndeshja midis Zalgiris dhe Strugës në Lituani. Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut e drejtuar nga Shpëtim Duro arriti të barazonte në këtë ndeshje që ishte e vlefshme për fazën e parë të Uefa Champions League
Një barazim që vlen duke marrë parasysh që ekipi i Strugës nuk ka eksperiencë europiane dhe duke ditur që ishte në transfertë.
Ndeshja u nis mirë nga ekipi i Strugës, por me kalimin e kohës dhe minutave, skuadra vendase u tregua më kërcënuese duke iu afruar shumë herë golit edhe pse nuk ia dolën.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave. Me datë 18 korrik ekipi i Strugës pret lituanezët në Ohër.
Poll