Stresi provokon tifozët e Partizanit me këngën e tij të fundit. Këngëtari i njohur ka publikuar këngën e tij të fundit me titull “Mos u dorzo” dhe në brëndësi të saj ai ka përdorur një nga mesazhet që tifozët bardheblu kanë përdorur për të ironizuar rivalët e tyre në derbin e fundit të sezonit të kaluar.
Stresi është një tifoz i Tiranës dhe pothuajse çdo fundjavë ai nuk mungon në shkallët e stadiumit për të bërë tifo për bardheblutë. Së fundmi ai e ka shprehur dashurinë e tij edhe në nga tekstet e këngëve të tij. “Nuk mburrna me yllin si k*** me fyllin, un mburrna me qiellin bardheblu e kom shpirtin”, janë këto fjalët e përdorura nga këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi.