
Thomas Strakosha është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Lazio dhe ndër gardianët që lakmohet nga big-ët e Serie A. Portieri i Kombëtares prej vitesh është pjesë e kryeqytetasve, ndërsa Il Messagero raporton se lojtari kërkon të trajtohet me mirënjohje, e përkthyer kjo në rritjen e pagës në kontratën e re.
Sipas medieve italiane, gardiani i Lazios ka mbetur "i zhgënjyer" që janë mbyllur më herët marrëveshjet e reja të bashkëpunimit me lojtarë të tjerë, ndërsa paga e tij nuk ka ngryshuar. Aktualisht Strakosha paguhet më pak se 1 milion euro në sezon, teksa kërkesa e tij është për 2 milion euro në kontratën e re. "Shqiponjat" kanë pasur oferta në drejtim të shqiptarit, ndërsa nëse "ultimatumi" nuk dëgjohet, Lazio rrezikon ta humbasë për një shumë të vogël portierin.