
Tomas Strakosha ia ka dal të jetë gati për ndeshjen e sotme ndaj Celtic. Lacio do të të luajë në orën 21:00, ndërsa janë publikuar edhe lista e lojtarëve që trajneri Inzaghi do të ketë për këtë takim.
Gardiani shqiptar pas ndeshjes me Atalantës kishte ndjerë disa shqetësim në brrylin e dorës dhe iu nënshtrua disa kontrolle mjekësore, por për Strakoshën nuk ka pasur asgjë serioze. Portieri do të jetë gati për ndeshjen e sotme duke e nisur si gjithmonë titullar, ndërkohë që i grumbulluar është edhe portieri tjetër shqiptar Marko Alia.
Lojtarët e grumbulluar ndaj Celtic:
Portierët: Strakosha, Guerrieri, Alia
Mbrojtësit: Acerbi, Bastos, Luiz Felipe, Patric, Vavro
Mesfushorët: Berisha, Cataldi, Jony, Lazzari, Leiva, Lulic, Milinkovic, Parolo
Sulmuesit: Adekanye, Caicedo, Correa, Immobile