
Massimiliano Allegri aktualisht është pa ekip, por kjo nuk ka bërë që ai të ''harrojë'' futbollin. Në një intervistë për ''Corriere della Sera'', ai flet për Guardiolën, Barcelonën por edhe Sacchin.
''Lojtarët afrikanë po e bëjnë futbollin më fizik. Baza po ndryshon por cilësia mbetet thelbësore. Ne kemi parë stilin e lojës së Guardiolës, futboll i cili nuk është për të gjithë. Barcelona lindi nga Iniesta,Messi, Xavi, tre lojtarë që ''izolojnë'' mbrojtësit në zonën e tyre. Kur e dëgjoj Sacchin që flet për mbajtjen e topit, nuk e kuptoj se çfarë thotë dhe zemërohem'' - shprehet ish trajneri i Juventusit.
Massimiliano Allegri kërkohet nga shumë ekipe, por ka vendosur të qëndrojë pak kohë pushim.
Poll