
Roma do të udhëtojë në Angli për të sfiduar Brighton, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Europa League. Një duel mjaft i rëndësishëm, me verdhekuqtë që janë afër kualifikimit në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pasi kanë fituar 4-0 ndeshjen e parë në “Olimpico”.
Për Daniele De Rossi do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej titullarëve të skadrës. Romalu Lukaku me shumë gjasa nuk do të udhëtojë me skuadrës.
Sulmuesi belg ka zhvilluar stërvitje i diferencuar dhe në këto kushte stafi i skuadrës italiane nuk dëshiron të rrezikojë me të. Gjasat janë që Lukaku të qëndrojë në Romë dhe tabëjë pushim në mënyrë që të vazhdojë riuperimin për të qenë gati për në kampionat. Fitorja 4-0 në takimin e parë, ia lejon De Rossit të “privohet’ nga shërbimet e belgut.