
Mbrojtësi i Tottenham Emerson Royal ka treguar pak nga standardet që ka Conte në stërvitjen e klubit anglez. Trajneri italian, tregon braziliani, është mjaft i rreptë dhe kryen stërvitje mjaft të rëndë fizikisht, megjithatë gjithçka për të mirën e lojtarëve.
Kujtojmë se Conte mori drejtimin e Tottenham në nëntor, pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua, kur kishte katër muaj në krye të detyrës. Kujtojmë se Tottenham ja doli ta mbyllë në vend të 4 dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League.
“Ka disa ushtrime fizike, ndonjëherë ne bëjmë një stërvitje të fortë, përfundon dhe unë ndjehem i vdekur.
Mbërrij në stërvitje ditën tjetër, dhe Conte thotë: Emerson, nuk më pëlqeu stërvitja jote dje. Nuk është e mundur, dhe unë filloj të zemërohem. “Si nuk ju pëlqeu stërvitja ime dje? Unë dhashë jetën, e mbarova stërvitjen i vdekur.
Atëherë shoh GPS-in, jam mirë, më mirë se shumë, ndër më të mirët. Pastaj i them "shikoni GPS-in tim" dhe Conte thotë: Jo, por mund të bësh shumë më tepër.
Pastaj e përfundoj stërvitjen i inatosur. Ai thotë: E sheh, kështu duhet të stërvitesh. Ne bëjmë ushtrime fizike dhe ai thjesht vazhdon të bërtasë emrin tim. Por kjo është mirë. Kjo tregon se ai dëshiron të më ndihmojë”, tha mbrojtësi brazilian.