Pavarësisht medaljeve të njëpasnjëshme që ajo fiton, Luiza Gega nuk e ka në plan që të ndalet. Atletja shqiptare vazhdon punën e palodhshme, duke u stërvitur çdo ditë e më shumë që të japë gjithnjë e më tepër nga vetja e saj.
Me anë të një video të publikuar në Instagram, 35-vjeçarja shihet duke u stërvitur dhe duke vrapuar. Ajo po stërvitet duke mbajtur veten në formë në çdo moment, madje përgatitet në kushte jo shumë normale. Plot 2400 metra mbi nivelin e detit e ka kryer vrapimin e sotëm Luiza Gega, gjë që tregon vendosmërinë e saj për t’u përmirsuar gjithnjë e më shumë.
“Një orë vrapim i lehtë sot dhe e lumtur sepse ndihem e lodhur. Stërvitja në 2400 metra mbi nivel deti nuk është aspak shaka, gjithsesi besoj shumë që ky vend më ka ndihmuar të jem një sportiste më e mirë”, shkruan Luiza Gega.
[caption id="attachment_718046" align="alignnone" width="491"] InstaStory i Luiza Gegës[/caption]