La Liga do të rinisi sërish në 11 qershor. Federata spanjolle pas dritës jeshile nga ana e qeverisë vendase tashmë ka bërë të ditur edhe kalenderarin për dy javët e ardhshme. Sfida hapëse do të jetë në 11 qershor me duelin Sevilla-Betis në orën 22:00 për të vijuar më tej me ndeshjet e tjera që do të luhen deri më datë 14 qershor që do të mbyll javën e 28-të.
Java e 29-të do të hapet me dy ndeshje në datën 15 qershor, Levante-Sevilla dhe Betis-Granda që do të luhen në oraret 17:30 dhe 22:00. Kjo javë do të mbyllet në datën 18 qershor me duelin Real Madrid-Valencia që do të luhet në mbrëmje orën 22:00.


Galeria fotografike ()
Poll