Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Humbja me Italinë hidhet pas, Shqipëria nis përgatitjet për Kroacinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Humbja me Italinë hidhet pas, Shqipëria nis përgatitjet
Shqiperia ne stervitje

Shqipëria humbi ndeshjen e parë të Euro 2024 duke u mposhtur nga Italia me rezultatin 1-2. Një 90 minutësh që dhuroi emocione të forta sidomos në ato 20 minutat e para të sfidës.

Shënuam për 23 sekonda duke thyer rekordin historik të kompeticionit e më pas u përmbysëm me 2 gola të shpejtë të italianëve. Një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë e bëhet pjesë e historisë së futbollit shqiptar.

Mirëpo, tani duhet hedhur pas dhe kuqezinjtë këtë kanë bërë. Paraditen e sotme, Kombëtarja ka zbritur në stërvitje ku ka nisur me seancën e parë në përgatitje për ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë, të martën në orën 15:00 në Hamburg.

Një seancë çlodhëse që nisi me vrapime të lehta e ushtrime relaksuese për lojtarët që luajtën ndaj azzurrit, ndërsa pjesa tjetër vijoi normalisht. Deri në mbrëmje do të zhvillohet edhe një seancë tjetër ku intensiteti do të jetë akoma më i lartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga