Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ 2 banera nga TKZ dhe përplasje mes tyre në tribunë, çfarë po ndodh me tifogrupin e Kombëtares?

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 banera nga TKZ dhe përplasje mes tyre në tribunë,
2 banerat e TKZ dhe perplasja ne tribune

Shqipëria u mposht nga Ukraina në “Air Albania” me shirat 2-1. Por pavarësisht humbjes dhe zbritjes në Ligën C, ajo që mori padiksutim vëmendjen në “Air Albania” ishin tifozët kuqezi.

Tifogrupi i Kombëtares është një nga grupet më të zjarrta të kuqezinjve, teksa mbrëmjen e djeshme u panë të ndarë në 2 grupe. Në stadium u shpalosën 2 banera me shkrimin “Tifozët Kuq e Zi”, ku njëri grup ishte vendosur në sektorin pas porte, dhe tjetri në pjesën lart. Sipas informacioneve brenda grupit të TKZ bëhet me dije se ka përplasje mes anëtarëve, gjë e cila ka çuar në ndarjen e tyre.

Por jo vetëm kaq. Në një moment gjatë ndeshjes pati edhe përplasje mes tifozëve pas porte, ndërsa është dashur ndërhyrja e Policisë bëri të mundur qetësimin e situatës. Çfarë po ndodh me tifogrupin më të madh të Kombëtares?

Aktualisht ende nuk ka një reagim nga Tifozat Kuq e Zi për këtë situatë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga