
Kombëtarja shqiptare prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin me Kroacinë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen në stadiumin “St.Pauli” në Hamburg dhe jo në “Volksparkstadio” ku do të luhet takimi.
Sylvinho për fatin e mirë ka patur të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të zgjedhë 11-shen më në formë për duelin me kroatët. Braziliani pritet t’i besojë formacionit startues që luajti ndja Italisë, teksa me shumë gjas do të ketë vetëm një ndryshim.
Taulant Seferi pritet të ulet në stol dhe Arbër Hoxha mund të marrë vendin e tijë. Paraqitjet e këtij të fundit duken se kanë bindur 50-të vjeçarin për t’i besuar një fanellë titullari.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja. Trajner: Sylvinho.