Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Uzuni jashtë Euro 2024, reagon menaxheri i sulmuesit: Padrejtësi, ka statistika më të mira se të grumbulluarit

Shkruar nga NEWSPORT
Uzuni jashtë Euro 2024, reagon menaxheri i sulmuesit: Padrejtësi, ka
©Credits / Sylvinho & Myrto Uzuni

Menaxheri i Myrto Uzunit, Franci Bode ka reaguar ashpër pas lënies jashtë listës së Euro 2024 të Kombëtares shqiptare të sulmuesit të Granadas. Bode shprehet se kjo është një padrejtësi, duke kritikuar rëndë vendimin e Sylvinhos.

Ndër të tjera, Franci Bode thekson se Myrto Uzuni s’mund të lihet jashtë pasi ka shënuar 11 gola në kampionatin spanjoll, duke shtuar se krahasuar me disa sulmues të ftuar ngë Kombëtare, Uzuni ka statistika shumë më të mira.

“Kur ëndrra jote është të përfaqësosh vendin tënd në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga-n spanjolle?  Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024.  Ai gjithmonë feston me simbolin e shqiponjës për të treguar se është krenar që është shqiptar, që lufton për fanellën që vesh si luan. Nuk e meriton këtë! Padrejtësi”, shkruan Franci Bode.

Uzuni jashtë Euro 2024, reagon menaxheri i sulmuesit: Padrejtësi, ka
Reagimi i Franci Bodes

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga