Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Gjeorgji
Foto ilustruese

Shqipëria do të luajë ndaj Gjeorgjisë në transfertë më 14 tetor, sfidë e vlefshme për UEFA Nations League.

Ndeshja do të zhvillohet në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium”, duke nisur nga ora 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre edhe për sfidën Gjeorgji – Shqipëri në linkun http://tkt.ge/AlbanianFans .

Tifozët shqiptarë kanë në dispozicion sektorët 29 dhe 30.

Procesi i shitjes së biletave vijon edhe për dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, stadiumi “Air Albania”).

Të gjithë tifozët kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki 

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga