
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shfaqur mjaft i lumtur pas fitores në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, numri 1 i futbollit shqiptar ka pranuar se fitorja e kombëtares është një shembull i shkëlqyer i forcës së grupit dhe unitetit Brenda skuadrës.
“Fitorja e sotme e Kombëtares sonë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi është një shembull i shkëlqyer i forcës së grupit dhe unitetit brenda skuadrës. Pas një sfide të vështirë në Çeki, ekipi ynë tregoi karakter të palëkundur dhe mobilizim të plotë duke dhënë përgjigje vetëm në fushë.
Me këtë triumf, tregojmë se jemi gati të përballojmë çdo sfidë dhe të vazhdojmë besimplotë rrugëtimin tonë. Lojtarët vunë zemrën në fushë për 90 minuta, duke rikthyer frymën e fitores dhe energjinë që na mban të bashkuar. Bëhemi gati për përballjet e nëntorit, ku tifozët tanë të jashtëzakonshëm do të jenë lojtari ynë i 12-të në shtëpinë tonë. Urime Kombëtares Shqiptare!” – shkruan Duka në statusin e tij.