Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Transfertë vendimtare, FSHF njofton tifozët për biletat e ndeshjes Andorrë – Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Transfertë vendimtare, FSHF njofton tifozët për biletat e
Biletat

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shitja online e biletave ka nisur nga sot, e premte, 7 nëntor 2025, dhe tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra.

Një ditë para ndeshjes (12 nëntor), biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.

FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant.

Poll

Lexo gjithashtu