Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tirana në “shtetrrethim” për ndeshjen Shqipëri – Serbi! RENEA, FNSH e Anti-terrori zbresin në terren, ja akset rrugore që do të bllokohen

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në “shtetrrethim” për ndeshjen Shqipëri
RENEA

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë që pikërisht ditën e sotme, kryeqyteti do të jetë në “shtetrrethim”.  Rreth 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë këtu forcat speciale RENEA e FNSH, Anti-terrori e SHISH kanë “zbarkuar” në terren me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja janë instaluar sisteme moderne sigurie, përfshirë këtu kamera me rezolucion të lartë “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, me qëllim monitorimin e plotë të çdo lëvizje në tribuna si dhe rreth perimetrit të stadiumit.

Kufizime të qarkullimit me orare të përcaktuara do të ketë në zonën e bulevardit “Gjergj Fishta” ku ndodhet dhe hoteli ku po qëndrojnë lojtarët serbë. Kufizimi i lëvizjes nis rreth orës 18:45 dhe pritet të zgjasë deri në 25 minuta.

Gjithashtu bllokim të qarkullimit do të ketë dhe zonën përreth stadiumit, “paralizim” që nis që prej orës 15:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga George W. Bush, rruga e Elbasanit dhe rrugët hyrëse drejt stadiumit. Qarkullimi do jetë i kufizuar deri në përfundim të ndeshjes dhe shpërndarjes së tifozëve.

Akset rrugore ku do të pezullohet qarkullimi:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”,

rruga “Papa Gjon Pali i II”,

rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së,

rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së,

rruga “Themistokli Gërmenji”,

rruga “Gjergj Filipi”,

rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi,

rruga “Faik Konica”

rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

“Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë  që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”,  deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme (6 qershor) në orën 16:30 dhe ditën e  nesërme (7 qershor)  në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen”, thuhej në njoftimin e djeshëm të policisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga